...
HomeKRYESOREVllaznia futsall nesër ndeshje miqësore në Ulqin

Vllaznia futsall nesër ndeshje miqësore në Ulqin

Ekipi i Vllaznisë në futsall do të zhvillojë një ndeshje miqësore në prag të startit të kampionatit të tyre. Kështu, ata ditën e nesërme do të udhëtojnë drejt Ulqinit për të luajtur me ekipin vendas.

Kjo ndeshje do të luhet pikërisht ditën e enjte, në orën 20:00 në Ulqin. Në fakt, ka qenë pikërisht drejtori i Vllaznia futsall, Arben Xhaferi, ai që ka siguruar zhvillimin e kësaj miqësoreje.

Ekipi shkodran ka konfirmuar synimet e saj për sezonin e ri futbollistik, ku padyshim që do ta nisë vitin si pretendent, duke pasur në përbërje të saj futbollistë të spikatur dhe me emër të futsallës.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.