U mendua se mund të vinte nje trajner tjeter ndoshta edhe i huaj, por te Vllaznia ia kane besuar detyren e pergatitesit atletik nje pjestari te “shtepise”. Behet fjale per Fation Kadine. Njeriu qe prej disa vitesh kryen kete funksion prane Akademise Vllaznia, tashme i eshte bashkuar edhe zyrtarisht ekipit te pare.
Ai ne fakt ka disa dite qe ka nisur pune me ekipin por pa u zyrtarizuar si pjese e stafit dhe sot ne fund ka qene vete klubi shkodran qe e ka bere te ditur emerimin e tij ne kete detyre.
“KF Vllaznia bën të ditur se Fation Kadija i është bashkuar tashmë stafit të trajnerit Martini, për të kryer detyrën e përgatitësit atletik. Kadija prej disa vitesh ka qenë pjesë e Akademisë dhe tashmë do të kryejë të njëjtin funksion edhe tek ekipi i parë i Vllaznisë”- shkruhet ne njoftimin e klubit kuqeblu.
Ne kete menyre stafi i ekipit shkodran tashme eshte plotesuar, me Edi Martinin si trajner i pare, Ergi Borshin zevendestrajner, Ideal Lekiqin trajner portieresh, Fation Kadine pergatites atletik dhe Endri Manin videoanalist.(www.shkodrasport.com)