HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia luan nesër miqësoren e parë. Përballë saj në 'Loro Boriçi' do...

Vllaznia luan nesër miqësoren e parë. Përballë saj në ‘Loro Boriçi’ do jetë një tjetër Vllazni, ajo ‘Elite’

Konfirmohet miqesorja e pare per ekipin e Vllaznise. Mbremjen e neserme kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edi Martini do te perballen mbremjen e neserme ndaj “Vllaznia Elite”, nje ekipi shkodranesh qe funksionon ne Milano te Italise.

Kerkesa e drejtuesve te tij eshte miratuar nga stafi i ekipit shkodran, kuptohet ne rradhe te pare ngaqe eshte nje perballje miqesore e vellazerore ndaj nje tjeter ekipi qe mban emrin e Vllaznise.

Klubi shkodran ka bere te ditur se miqesorja do te luhet duke filluar nga ora 20:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet me interes edhe nga tifozet sepse duan te shohim ne fushe dy skuadra qe mbajne te njejtin emer.

Por kuptohet qe vemendja me e madhe eshte per Vllaznine e Shkodres e cila tashme drejtohet nga nje trajner i ri dhe ka interes per te pare se cilat jane gjerat qe ai do te ndryshoje tek kjo skuader.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments