Vllaznia 2 – 0 Vora (Balaj 28’, Murataj 56′)
Vllaznia ka triumfuar mbrëmjen e sotme përballë Vorës me rezultatin e pastër 2-0. Lojtarët të cilët i dhanë këtë triumf skuadrës shkodrane ishin Balaj dhe Murataj me golat e tyre.
Gjithashtu dhe Vora provoi të shënonte, por nuk ia doli dot mbanë.
Vllaznia ndodhet në vendin e dytë me një pikë larg Elbasanit kryesues, ndërsa Vora në vendin e 5-të me 7 pikë të grumbulluara.