HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në 'qetësi', merkato në vendnumëro për momentin. Edi Martini në pritje...

Vllaznia në ‘qetësi’, merkato në vendnumëro për momentin. Edi Martini në pritje të përforcimeve

Nga Endri ÇINARI

Emra të shumtë të folur në ditë dhe javët e fundit që mund t’i afrohen Vllaznisë, por për momentin duket se merkato e kuqebluve është në “pit stop”. Tek 9 herë kampionët e vendit po mungojnë lëvizjet konkrete në periudhën e fundit, në një moment ku u mendua se skuadra do kompletohej para nisjes së fazës përgatitore verore në Slloveni. Futbollisti i fundit i zyrtarizuar në rradhët e kuqebluve ishte Artan Jazxhi.

Me mbrojtësin që u prezantua zyrtarisht të shtunën e kaluar, pas ndeshjes miqësore kundër Vllaznia Elite, pavarësisht se kishte më shumë se 10 ditë që stërvitej me kuqeblutë. E tashmë kur po mbyllet thuajse java dhe po bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e fazës përgatitore, lëvizjet konkrete dhe zyrtarizimet e afrimeve kanë munguar në rradhët e shkodranëve të drejtuar nga Martini.

Pavarësisht se emra si Adili, Nasr, Kallaku kanë qarkulluar shumë dhe shpesh në ambientin e futbollit kuqeblu, asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Jo vetëm me futbollistët e sipër përmendur, por edhe me ndonjë emër surprizë që mund të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri.

Një merkato e “stopuar” për momentin, që patjetër nuk do qëndrojë për shumë kohë e tillë pasi nën kampionët e vendit janë ende në kërkim të vazhdueshëm të futbollistëve cilësor sidomos në mesfushë dhe sulm për të kompletuar skuadrën për edicionin e ri.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments