Vllaznia e femrave nuk don t’ia dije as per Apolonine dhe as ndonje skuader tjeter ne kampionatin shqiptar. Pasditen e sotme ajo ka triumfuar edhe ne Fier ndaj skuadres vendase duke siguruar ne kete menyre fitoren e saj te tete ne po kaq ndeshje te luajtura ne kampionat.
Ndaj Apolonise ka qene nje ndeshje e interpretuar ne menyren e duhur nga ekipi shkodran dhe ne fund ka arritur te triumfoje ne shifrat 2-0. Duhet thene se pavaresisht qe golat u shenuan ne pjesen e dyte, Vllaznia e ka dominuar kete perballje nga minuuta e pare dhe deri ne fund.
Rezultati do te zhbllokohej ne minuten e 65-te kur shkodranet fitojne nje 11-metersh dhe nga pika e bardhe Megi Doçi nuk gabon duke kaluar ne avantazh ekipin e saj. Po kjo futbolliste do te shenonte edhe ne minuten e 78-te golin e dyte duke vulosur ne kete menyre rezultatin perfundimtar te ndeshjes.
APOLONIA- VLLAZNIA 0-2
(Megi Doçi ’65, ’78)
VLLAZNIA: Damiao, Ramadani, Vuksani, Pressley, Curraj, Franja, Berisha, Ahamadi, Doçi, Borci, Jones. Trajner Nikolin Leka. U aktivizuan edhe Mustard e Mustafaj.