Vllaznia prej disa ditesh ka nisur pergatitjet per ndeshjet europiane dhe per momentin, ato po zhvillohen ne Shkoder nderkohe qe ne javen e fundit te ketij muaji skuadra pritet te spostohet ne Bullgari, vend ku do t’i jape edhe doren e fundit pergatitjet per sfidat e shumepritura.
Por nderkohe perpara nisjes per jashte vendit, stafi teknik ka menduar edhe zhvillimin e te pakten dy ndeshjeve miqesore. Per t’u veçuar ajo ndaj skuadres fituese te Kupes se Malit te Zi- Deçiq te Tuzit, ndersa tjetra do jete ndaj ekipit “Vllazni Elite” te Milanos.
Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete klubi shkodran permes nje postimi ne faqen e tij ku shkruan:
“Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet europiane, stafi Teknik në bashkëpunim edhe me drejtuesit e klubit kanë menduar zhvillimin e të paktën dy ndeshjeve miqësore, para se skuadra të spostohet jashtë vendit për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve.
Më datë 14 qershor është planifikuar të luhet miqësorja me “Vllaznia Elite”, ekip ky që funksionon në Milano dhe është i përbërë nga futbollistë shqiptarë.
Ndërsa më 21 qershor Vllaznia do të luajë një ndeshje miqësore me ekipin e Deçiqit të Tuzit i cili pak ditë më parë u shpall edhe fitues i Kupës së Malit të Zi.
Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do t’i shërbejnë stafit Teknik për të kolauduar sa më mirë ekipin në prag të sfidave të “Conference League”.