Vllaznia gradualisht po i afrohet fillimit te kampionatit dhe nderkohe stafi teknik po i jep doren e fundit pergatitjeve, shoqeruar edhe me luajtjen e disa ndeshjeve miqesore. Keshtu, deri me tani ka luajtur dy te tilla dhe ka ne plan te luaje edhe nje te fundit ne fundjave.

Te shtunen e kaluar kuqeblute e formacionit te dyte luajten ne Laç ndaj skuadres vendase dhe u munden 1-2, ndersa mbreme Vllaznia fitoi 4-3 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Kukesit. Stafi teknik i skuadres shkodrane mesa duket ka pelqyer perballje me skuadra te kategorise se pare ne kete prag- sezoni.

Kjo sepse edhe miqesoren e trete do ta luaje diten e shtune po me nje skuader te kesaj kategorie. Behet fjale per Besen e Kavajes. Gazeta “Shkodra Sport” meson se takimi eshte planifikuar te luhet te shtunen ne oren 19:00 po ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Ky do te jete testi i fundit per skuadren sepse me pas ajo do te nise pergatitjet per ndeshjen e javes tjeter ndaj Egnatias, e cila do te hape edhe kampionatin e ri kombetar te futbollit per sezonin 2025-2026.