Nje fitore paraditen e sotme me rezultatin e paster 3-0 ndaj ekipit te Teutes, i ka mjaftuar ekipit Vllaznia U19 qe te siguroje vendin e pare ne grup dhe te kualifikohet per ne turin çerekfinal te “Eagle Cup”, kompeticionit prestigjioz qe po zhvillohet ne vendin tone.
Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Elvis Plori e kishin humbur ndeshjen e pare ne shifrat e ngushta 1-0 ndaj Atalantes, por sot kane bere nje performance shume te mire. Ka qene fillimisht mesfushori Xhoel Hajdari ai qe do te zhbllokonte shifrat dhe per te siguruar kualifikimin, Vllaznise U19 i duhej edhe nje gol tjeter.
Dhe ai eshte shenuar pikerisht nga nje mbrojtes, Amir Brahimi. Nje gol qe ka kenaqur pa mase te gjithe pjestaret e ekipit dhe ndersa durrsaaket u hodhen ne sulm per te ngushtuar shifrat, ka qene Gerald Kubazi ai qe ka trefishuar shifrat dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte fituar me rezultatin e paster 3-0.
Si rrjedhoje, te tre ekipet e grupit i kane mbyllur ndeshjet me nga 3 pike secila, por me golaverazh me te mire, Vllaznia eshte renditur e para dhe Atalanta e dyta duke qene keto dy ekipe qe jane kualifikuar per me tej, ndersa Teuta e ka mbyllur ketu rrugetimin e saj.
Duke folur ne lidhje me prezantimin e ekipit Vllaznia, drejtori i Akademise Alban Neziri per “Shkodra Sport” do te shprehej: “Eshte nje turne per te cilin ia ka vlejtur pjesmarrja sepse po perballemi me ekipe te mira. Mjafton te permendim qe kemi luajtur me Atalanten dhe e kupton rendesine e ketij aktiviteti.
Fitorja ndaj Teutes na dha te drejten te shkojme ne çerekfinale, por sigurisht qe do te tentojme te ecim edhe me perpara. Dua te vleresoj te gjithe futbollistet, por ne veçanti mbrojtesin Amir Brahimi i cili ndryshe nga ndonje futbollist tjeter i ekipit te pare, e ka vleresuar shume pjesmarrjen ne kete turne me ekipin U19 dhe eshte bere pjese e tij qe ne momentin e nisjes se pergatitjeve te tij per kete turne.
Por jo vetem kaq. Paraqitjet e tij kane qene vertete shume te mira dhe jo vetem ne detyrat e tij mbrojtese por edhe duke e ndihmuar skuadren dhe sot madje shenoi edhe golin e dyte duke i dhene asaj qetesine e kualifikimit. Mendoj se Brahimi eshte nje futbollist qe duhet marre si shembull edhe nga futbollistet e tjere per perkushtimin qe shfaq si ne stervitje ashtu edhe ne ndeshje”.
Nderkohe Vllaznia U19 eshte ne pritje te shortit te turit çerekfinal dhe padyshim qe do te kerkoje fitoren edhe ndaj kundershtarit te rradhes per te shkuar drejt gjysmefinales, por pse jo edhe ne finale dhe per ta fituar kete trofe duke fituar keshtu te drejten per te marre pjese ne turneun prestigjioz te Viareggios.(www.shkodrasport.com)