Vllaznia U21 rikthehet tek fitorja. Pasditen e sotme ajo ka fituar ndaj Korabit me rezultatin 3-2 ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e Vores, ndeshje kjo e vlefshme per javen e gjashte te kampionatit te kesaj grupmoshe.

Ne fakt kjo perballje nisi me mire per dibranet te cilet kaluan te paret ne avantazh qe ne minuten e 18-te me ane te futbollistit Bruci. Por Vllaznia U21 reagoi shpejt dhe nje çerek ore loje me vone do te vinte goli i barazimit per te. Autor i tij do te ishte futbollisti Aris Ara. Pjesa e pare ne kete menyre u mbyll ne barazim 1-1.

Ne fillimin e pjeses se dyte, saktesisht ne minuten e 49-te shkodranet do te fitonin nje 11-metersh dhe nga pika e bardhe sulmuesi Klajti Halili do te tregohej i sakte dhe do te shenonte duke e kaluar ne avantazh Vllaznine. Kater minuta me vone do te vinte edhe goli i trete per kuqeblute dhe autor i tij do te ishte serish Ara.

Nderkohe ne minuten e fundit te ndeshjes, Korabi do te shenonte edhe golin e dyte me ane te futbollistit Reçi, por qe nuk mjaftoi per asgje sepse nuk kishte me kohe dhe si rrjedhoje Vllaznia U21 e drejtuar nga trajneri Edmond Doçiins
merr nje fitore me shume vlere ne shifrat 3-2 ndaj ketij kundershtari./www.shkodrasport.com/