HomeKRYESOREVOLEJBOLL/ Vllaznia e meshkujve mund edhe Elbasanin, merr fitoren e dytë rradhazi...

VOLEJBOLL/ Vllaznia e meshkujve mund edhe Elbasanin, merr fitoren e dytë rradhazi në kampionat

Vllaznia ka shënuar fitoren e dytë në po kaq ndeshje në kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj, duke kryesuar renditjen me pikë të plota. Shkodranët kaluan me sukses ndeshjen kundër Elbasanit, takim përmbyllës për javën e dytë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Artan Kalaja triumfoi me rezultatin 0- 3 në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Vllaznisë i mjaftuan 1 orë e 9 minuta lojë për të hipotekuar 3 pikët në një ndeshje që i pa dominues. Miqtë morën setin e parë dhe të dytë me rezultatin e njëjtë, 18-25, ndërsa e vulosën suksesin, duke fituar edhe të tretin 17- 25.

Kështu pas fitores në shtëpi kundër Skënderbeut, shkodranët e shfrytëzojnë maksimalisht kalendarin, duke futur në kasafortë një tjetër sukses, këtë herë kundër një ekipi modest.

Në ndeshjet e tjera të kësaj, Partizani fitoi pastër kundër Studentit, ashtu sikurse Skënderbeu ndaj Erzenit, takime që u zhvilluan të premten. Këtë javë, për shkak të numrit tek të ekipeve pjesëmarrëse në kampionat, radhën për të qëndruar pushim e kishte Tirana.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments