Çfarë po bën Xabi Alonso? “Asgjë e re për të thënë për të ardhmen time, përgjigja është e njëjta, duhet të presim. Komunikimi me klubin është gjithmonë i mirë. Ka qartësi mes të gjithëve”.

Kështu foli sot trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp për të ardhmen e tij, ndërkohë që zërat po shtohen për një kalim të mundshëm te Real Madrid për të pasuar Carlo Ancelottin.

Sipas revistës gjermane Kicker, Fernando Carro dhe Simon Rolfes, përkatësisht CEO dhe drejtori sportiv i Leverkusenit, i kanë bërë planet, praktikisht kanë mbyllur një marrëveshje me Erik ten Hag, ish-trajnerin e Utrecht, Ajax dhe Manchester United, nga i cili u shkarkua në tetor 2024.

Bisedimet janë në një fazë shumë të avancuar dhe gjithçka sugjeron se Ten Hag do të zëvendësojë Xabi Alonson, lamtumira e të cilit, garanton Kicker, duhet të zyrtarizohet jo më vonë se fundi i sezonit. Kështu përfundon seria e fitoreve të Xabi Alonso me Leverkusen.