Xabi Alonso e ka filluar me shumë vrull dhe orë pune të gjata rrugëtimin e tij si trajner te Real Madrid. Tekniku spanjoll i ka idetë shumë të qarta si do të zbresë në fushë sezonin e ri dhe iu ka bërë të ditur të gjithë lojtarëve rregullat e tij.

Nga këto rregulla nuk bëjnë përjashtim as dyshja Kylian Mbappe dhe Vinicius junior. “Marca” raporton se Xabi Alonso iu ka bërë të qartë gjithë futbollistëve, përfshi edhe dyshen e sulmit, se nuk duhet të presin t’u vijë topi, por duhet të vrapojnë për çdo top të mundshëm. Qëndrimi pasiv në fushë nuk do tolerohet.

“Nuk keni pse të vraponi sa dhe si mbrojtësit tanë, por duhet të ushtroni vazhdimisht presion mbi mbrojtësit kundërshtarë. Duhet të vraponi për çdo top, nuk mund të rrini në vend dhe të prisni topin për të shënuar”, mësohet t’u ketë thënë Alonso dyshes sulmuese, Mbappe-vinicius Junior.

Po ashtu, Alonso iu ka bërë të ditur gjithë futbollistëve se ata që nuk vrapojnë, që rrijnë pasiv dhe mbi të gjitha nuk japin maksimumin në fushë, nuk do të luajnë./telesport/