Për Superioren e këtij sezoni kanë nisur të bëhen edhe parashikimet për fatet e saj dhe cilat skuadra mund të jenë pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion. Një prognozë të tillë është munduar të bëjë në emisionin Skaner edhe gazetari i njohur Ylli Aga.
Aga nuk e ka pasur të vështirë të dalë në përfundimin se ekipi i Edi Martinit është favoriti kryesor për të fituar titullin në bazë të paraqitjeve këtë edicion:
“Vllaznia ka bërë gjithçka mirë në këtë fillim kampionati. Ekipi shkodran ka bërë goditjet më të mira në merkato. Në çdo pozicion, në çdo repart.
Deri tani, skuadra e Edi Martini është super. Duke filluar që me merkaton, kiminë brenda skuadrës, Vllazninë ke qejf t’a shohësh për mënyrën se si luan. Ka kaluar prova me rivalët që është përballur. Vllaznia është kandidate kryesore për titullin”.