Edhe pse kontrata aktuale e Vincius Junior me Real Madridin skadon në vitin 2027, të dy palët po punojnë për një rinovim të mundshëm. Klubi madrilen nuk do që të humbë brazilianin, duke ditur interesin e madh për të nga disa klube të Europës, por sidomos nga ato arabe, që janë të gatshme të ofrojnë deri në 250 milionë euro për të.
“Diario Sport” raporton se Vinicius Junior ka vetëm një kusht për të rinovuar me Real Madridin, braziliani kërkon të jetë lojtari më i paguar në klubin madrilen, në krahasim edhe me dy yjet e tjerë, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham.
Të tre lojtarët në fjalë aktualisht paguhen 15 milionë euro në sezon, kërkesa e brazilianit është që me kontratën e re të paguhet 20 milionë euro në sezon.
Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid është i gatshëm t’i ofrojë Vinicius Junior një kontratë prej 100 milionë eurosh prej 5 vite, që do të thotë 20 milionë euro rrogë vjetore në sezon, sipas kushtit të tij. Por, në rast se braziliani nuk rinovon as nëse i plotësohet ky kusht, Real Madrid do mendojë shitjen e tij./telesport/