Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke treguar kështu besnikërinë pa kushte të polakut.

“Mund të tregoj se një vit më parë ai mori një ofertë nga Arabia Saudite, që i ofronte 100 milionë euro për sezon. E thkesoj, për sezon! Dhe ai nuk pranoi të shkonte. Ai donte të garonte për tituj të rëndësishëm. Ai donte të garonte për La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën”, tha Zahavi.

“Lewandoëwki interesohet shumë për vendin ku jeton. Dhe është i kënaqur që jeton në Barcelonë dhe luan për këtë ekip. Përveç kësaj, klubet saudite janë të mbingarkuara me lojtarë dhe mezi dinë çfarë të bëjnë me ta.

Ka një kufi në numrin e lojtarëve të huaj, dhe kjo i kufizon shumë opsionet, por Lewandowski nuk donte të shkonte në Arabinë Saudite. Ai mund ta kishte bërë, por nuk donte. Synimi i tij vazhdon të jetë që të fitojë çdo trofe të mundshëm me Barcelonën.”, shtoi agjenti i polakut.(telesport)