Arsid Kruja nuk do te jete me pjese e Vllaznise. Futbollisti shkodran e ka bere nje gje te tille permes nje postimi ne rrjetet e tij sociale ku shkruan: “Nga sot nuk jam me pjese e Vllaznise. I uroj suksese te gjitheve”.
Ne fakt “krisja” ne mes tij dhe drejtuesve te ekipit ka nisur mesa duket qe ne ndeshjen e kthimit ndaj Vikingur. Ai u aktivizua ne fillimin e pjeses se dyte nga trajneri Martini, por nuk ka arritur ta mbylle dot ndeshjen sepse eshte zevendesuar serish.
Kjo nuk u prit aspak mire nga lojtari i cili qe prej atij momenti duket se e ka pare qe do te ishte me mire per te qe te largohej nga rradhet e kuqebluve ngaqe nuk konsiderohej nje alternative e pare.
Por duhet thene se edhe vete drejtuesit e Vllaznise kane qene disi te pakenaqur me gjendjen fizike te lojtarit dhe pikerisht rrjedhoje e pakenaqesive reciproke, eshte arritur akordi edhe per nderprerjen e kontrates.(www.shkodrasport.com)
