Ndeshja e kthimit të turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës mes Vllaznisë dhe Valurit, do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Drejtuesit e Valurit kërkuan nga UEFA që të ndryshohet edhe orari i ndeshjes së kthimit në Shkodër.

Kjo sfidë ishte programuar që të nisë në orën 18:00, por UEFA ka miratuar kërkesën e tyre që ndeshja të luhet në 20:30 për shkak të temperaturave të larta.

Për Vllazninë do të ishte një favor në raport me kundërshtarin, nëse ndeshja do të fillonte në orën 18:00, pasi është stërvitur pak a shumë me temperatura të tilla të larta, por tashmë është marrë vendimi përfundimtar.