Vllaznia – Egnatia do të jetë ndeshje më spektakolare e këtij sezoni në futbollin shqiptar. Kjo pasi do të luhet mes tyre finalja e titullit në Superiore.
Duel që do të zhvillohet më 12 maj në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”. E kur jemi vetëm 3 ditë para kësaj sfide mësohet edhe numri zyrtar i biletave të shitura.
Deri më tani janë shitur mbi 7300 bileta. Kjo do të thotë se mbi 7 mijë tifozë do të jenë në stadium për të parë këtë finale. Sigurisht numri i tyre do të vazhdojë të rritet në ditët në vazhdim, pasi siç jemi mësuar tashmë, shumë prej tifozëve preferojnë të blejnë biletën gjatë ditës së ndeshjes.
Kuptohet që numri më i madh i biletave të shituara shkon për tifozët shkodranë, por kuptohet që ka ende edhe shumë kërkesa nga ana e tyre dhe kjo do të bëjë që në stadium të ketë një numër rekord të cilët do të jenë një mbështetje e madhe për Vllazninë në synimin e saj për t’u shpallur kampione e vendit.