Futbollisti me origjinë nga Shkodra- Marash Kumbulla është një lojtar i ri i Majorkës. Klubi spanjoll ka bërë zyrtar transferimin e tij, në formë huazimi nga Roma e cila ishte në pronësi të kartonit.

“Marash Kumbulla është një lojtar i ri i Majorkës. Mbrojtësi vjen si i huazuar deri në fund të sezonit nga radhët e Romës”, shkrihej në njoftimin në rrjetet sociale të klubit spanjoll.

Ndërkohë, në marrëveshjen mes palëve është përfshirë edhe një klauzolë që mund të paguhet nga Majorka për të blerë përfundimisht kartonin e Kumbullës, për një shifër që arrin deri në 8 milionë euro.