Bangaly Diawara është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Është vetë klubi vlonjat që bën të ditur lajmin për transferimin e lojtarit.

Diawara vjen nga Ballkani ku luajti sezonin e fundit dhe prezantohet në Vlorë si një afrim me vlera për mesin e fushës.

21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është prodhim i akademisë së Sassuolos, ndërsa ka luajtur edhe pë Olympique Saint-Quentin në Francë.

Afrikani bëhet transferimi i 16-të për Flamurtarin në këtë merkato duke u konfirmuar si mbretëresha e merkatos.