Laçi dje njoftoi largimin e trajnerit dhe ndihmësve të tij ndërsa sot ka gjetur menjëherë pasardhësit.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, kurbinasit njoftojnë se italiani Stefano Senigagliesi do të jetë ai që do ti drejtojë për sezonin e ri. Ndërsa ndihmësi i tij është zgjedhur Andrea Lamponi.
Rikujtojmë që këtë sezon, Laçi do të luajë në Kategorinë e Parë pasi ra nga Superiorja sezonin e shkuar.
NJOFTIMI
KF Laçi njofton se drejtimin e ekipit bardhezi e ka marrë tashmë italiani Stefano Senigagliesi dhe ndihmësi i tij, Andrea Lamponi.
KF Laçi i uron suksese stafit të ri në pankinën e bardhezinjve!