Një nga tre shkodranët që luan për Kastriotin, ka shënuar një gol me shumë vlerë pasditen e sotme ndaj Vllaznisë B duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Bëhet fjalë për Dënis Dycën. 20 vjeçari ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe për më tepër me golin e shënuar në '85 i ka dhënë tre pikë me shumë vlerë krutanëve.

Kuqeblutë kanë bërë atë që duhej, kanë fituar ndaj Kastriotit dhe janë kualifikuar për në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në "Reshit Rusi", ata kanë fituar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Kastriotit, duke sfumuar kësisoj rezultatin e barabartë 0-0 të arritur në ndeshjen e parë në Krujë.

Ndeshja e kthimit e turit të parë të Kupës së Shqipërisë,ajo në mes Vllaznisë dhe Kastriotit do të luhet nesër (e mërkurë) në orën 15.30. Ndryshimi është se ky takim nuk do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi" por në fushën sportive "Reshit Rusi".Arsyet e kësaj janë dy: E para, edhe sezonet e kaluara, ndeshjet e turit të parë shkodranët i kanë zhvilluar në këtë fushë dhe e dyta, nuk do të luhet në stadium sepse vetëm pak ditë më vonë siç dihet, aty do të luhet ndeshja e shumëpritur Shqipëri- Itali.

Vazhdon seria e rezultateve pozitive për ekipin e Kastriotit të Krujës që këtë sezon drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Pasditen e sotme, krutanët kanë pritur në fushën e tyre Egnatian e Rrogozhinës dhe kanë fituar 2-1 ndaj saj. Të dy golat e vendasve janë shënuar që në minutat e para me anë të Malindit dhe Çelës dhe ndonëse Vargu ka shënuar për rrogozhinasit në pjesën e dytë, kjo gjë nuk e ka ndryshuar fatin e ndeshjes.

E ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin e ri Kastrioti i Krujës që këtë sezon siç dihet do të drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj. Ndonëse ka luajtur në fushën e vështirë të Burrelit, krutanët kanë fituar 2-0. Pjesa e parë është shoqëruar me rivalitet por në të dytën gjërat kanë ndryshuar. Kastrioti në minutën e 79-të ka fituar një 11-metërshqë është kthyer në gol nga Kabiru.

Në barazim 0-0 është mbyllur ndeshja e parë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë në mes Kastriotit dhe Vllaznisë. E luajtur në Krujë pasditen e sotme, ky takim nuk ka dhuruar fitues ndonëse rastet nuk kanë munguar rastet për të dy ekipet. Skuadra shkodrane e ka nisur këtë ndeshje me formacionin e saj thuajse më të mirë teksa në fushë kanë qenë 9 nga 11 futbollistët që luajtën tre ditë më parë ndaj Lushnjës.

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree