Skuadra e Kastriotit nuk njeh kundërshtarë në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe krutanët duket se po ecin të qetë drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar.

Skuadra e drejtuar nga Samuel Nikaj ka fituar sot 2-1 ndaj DInamos, duke çuar në 9 pikë diferencën nga vendi i dytë.

Hasa ka shënuar i pari për dinamovitët, por brenda pak minutash ishin Kabiru dhe Marku që përmbysen rezultatin për Kastriotin, duke i siguruar një distancë prej 9 pikësh nga Egnatia e ngjitur në vendin e dytë, falë suksesit 1-0 ndaj Besëlidhjes.

Me kete diference pikesh, krutanet kane filluar ta mendojne veten qe tani ne Superlige megjithate trajneri Nikaj po mundohet ta mbaje skuadren me kembe ne toke.

Do te jene edhe disa perballje direkte me ekipet rivale, ato qe do ta zyrtarizojne kete gje megjithate, hapi i rendesishem eshte hedhur.

Trajneri Samuel Nikaj eshte njehere tjeter tregon se eshte bere mjeshter per ngjitjen e skuadrave nga kategoria e pare ne Superlige. E beri vjet me Flamurtarin e Prishtines dhe po e ben tani edhe me Kastriotin e Krujes.