Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi përballen përsëri mes tyre, por këtë herë për një miqësore “luksi” në Arabinë Saudite. Portugezi është pjesë e një përzgjedhje të kampionatit saudit të futbollit, me lojtarët më të mirë të tij. Ndërsa Mesi me PSG-në ka udhëtuar drejt Lindjes së Mesme për të siguruar rreth 10 milionë euro që do u nevojiten francezëve për të zgjidhur telashet financiare.

Ndërsa të gjithë pritnin që të kishte një takim të përzemërt mes dy yjeve, ai ka qenë mjaft i ftohtë dhe zgjati vetëm pak çaste, kur shtrënguan duart para shkelmimit të topit të parë.

Më pas, ishte menjëherë Mesi ai i cili u bë protagonist, duke shënuar golin e avantazhit për skuadrën parisiene pas asistit të Nejmar që në minutën e tretë të takimit.

Ronaldo u përgjigj në minutën e 34-të të sfidës, pasi fitoi një penallti pasi mori një goditje në fytyre nga Navas gjatë një dueli ajror. Ai shënoi nga pika e bardhë duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.

Më pas, portugezi ia doli që të shënonte edhe golin e barazimit 2-2, kur fillimisht goditi shtyllën e më pas përfitoi nga gabimi i Serxhio Ramos për të çuar topin në rrjetë para pushimit të pjesës së parë.

LIVE Al Hilal&Al Nassr-PSG 2-2
34′ (p), 45’+6′ Ronaldo / 3′ Mesi, 43′ Markinjos
39′ Karton i kuq Bernat
45’+3′ Nejmar humb penallti