Në njëzet minutat e para, Ronaldo pati shfaqjen e tij të vogël.
Portugezi mori topin dhe vendosi të argëtohej pak, ndërsa mesfushori i PSG-së Carlos Soler e pagoi çmimin.
Ronaldo ia futi topin me thembër nëpër këmbë, duke e turpëruar aq shumë saqë e ngriti në këmbë të gjithë stadiumin.
Edhe Ronaldo qeshi pas lëvizjes së tij, pasi e kishte të qartë se me këtë lëvizje tregoi se ka ende për të dhënë në karrierën e tij.