Alban Hoxha mungoi një ditë, por u kthye në stërvitjen me Partizanin. Gardiani 34-vjeçar për momentin është pa kontratë dhe thashethemet për të ardhmen e tij vijojnë të qarkullojnë për sa kohë nuk është vulosur gjithçka.

Gazeta raportoi dje interesimin e Tiranës, me Partizanin, që me shumë mundësi do të jetë shqetësuar për këtë lëvizje. E ardhmja e portierit mbetet ende pezull, me bardheblutë, që i ofrojnë pagë më të mirë.

Për momentin nuk ka asnjë lëvizje zyrtare, por kthimi i tij në stërvitje me të kuqtë, duket se është një sinjal që i jep shpresë te Partizani se rinovimi mund të vijë. Megjithatë, ai nuk e ka të garantuar vendin në formacionin titullar, falë formës që ka treguar Teqja në Europë dhe afrimit të Rexhepit.