Erzeni vazhdon përforcimet për sezonin e ri 2022-2023, teksa kanë “blindon” repartin e mbrojtjes.

Shijakasit kanë arritur të firmosin me ish-lojtarin e Shkupit, Ardit Iljazi.

22-vjeçari do të luajë për herë të parë në Shqipëri, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Gostivarit.

Mbrojtësi u bashkua me skuadrën e Shkupit në 2019-ën, ndërsa luajti me ta deri këtë verë kur i përfundoi kontrata, kështu Iljazi vjen te Erzeni me parametra zero.