FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja me Shtubinën në pankinën merr pikën e parë. Barazon 0-0 në...

Besëlidhja me Shtubinën në pankinën merr pikën e parë. Barazon 0-0 në Ballsh ndaj Bylisit

Ndryshimet në pankinën e Besëlidhjes kanë sjellë edhe pikën e parë në kampionat. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e javës së tretë, atë të luajtur pasditen e sotme në Ballsh ndaj Bylisit vendas teksa në fund të 90 minutave është fiksuar rezultati i barabartë 0-0.

Në këtë ndeshje, ashtu siç kemi lajmëruar më parë, në pankinë ka qenë Ndriçim Shtubina, zëvendëstrajneri të cilit i është besuar përkohësisht detyra e trajnerit dhe kjo rrokadë ka sjellë edhe pikë e parë.

Duhet thënë se Besëlidhja në ndeshjen e sotme ka patur në fushë shumë ndryshime në formacion, megjithatë ato kanë rezultuar efikase dhe si rrjedhojë një pikë e marrë ndaj një rivali direkt si Bylis ka shumë vlerë.

Tashmë i gjithë fokusi do të përqendrohet tek ndeshja e së dielës ndaj Besës e cila do të luhet në Lezhë dhe kjo ndeshje mund të jetë një test vendimtar edhe për trajnerin Shtubina. Nëse skuadra merr një tjetër rezultat pozitiv, nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit e klubit ta votëbesojnë atë për pankinën edhe në vazhdimësi.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments