FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania shndërrohet në 'gogolin' e skuadrave pretendente. Barazon 2-2 ndaj Lushnjës në...

Basania shndërrohet në ‘gogolin’ e skuadrave pretendente. Barazon 2-2 ndaj Lushnjës në ‘Roza Haxhiu’

Basania duket se po shndërrohet në “gogolin” e skuadrave pretendente. Pas ndali Gramshin pretendent me një barazim 0-0 në javën e dytë të kampionatit, sot djemtë e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani kanë barazuar 2-2 sërish në transfertë, këtë herë në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjës vendase.

Ka qenë Basania e cila kaloi e para në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Iremitide dhe pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllej me këtë gol duke bërë që shpresat për rezultat pozitiv të saj të rriteshin.

Por starti i pjesës së dytë ka qenë shumë i keq për të, kjo edhe falë një loje më të mirë të vendasve të cilët në minutën e 48-të do të barazonin fillimisht me anë të Maganit dhe dy minuta më pas do të ishte Zaimaj i cili do të dyfishonte shifrat për Lushnjën.

Kjo përmbysjee krijoi idenë se Basania do ta kishte të vështirë tashmë të kërkonte pikë, por nuk do të ndodhte kështu. Falë një loje të mirë të saj, do të vinte edhe goli i barazimit i cili kishte për autor Gerison Zhurin në minutën ee 62-të. Më pas përpjekje nga të dy ekipet për të shënuar sërish, por gjithçka do të mbyllej në shifrat e barabarta 2-2.

Me këtë pikë të marrë sot në këtë transfertë të vështirë, Basania ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe mban vendin e tetë në renditje, ndërsa Lushnja ka 13 pikë duke qenë e treta dhe plot 5 pikë larg Vllaznisë “B” që kryeson me meritë renditjen.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments