FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVIDEO/ Mjafton goli i Seralb Hotaj, Vllaznia 'B' mund 1-0 Naftëtarin dhe...

VIDEO/ Mjafton goli i Seralb Hotaj, Vllaznia ‘B’ mund 1-0 Naftëtarin dhe merr fitoren e 6-të rradhazi

Pak më me vështirësi ndoshta, por Vllaznia “B” ia ka dalë të fitojë edhe ndaj Naftëtarit dhe si rrjedhojë siguron fitoren e gjashtë rradhazi duke kryesuar e vetme dhe me pikë të plota- 18, renditjen e kampionatit.

Takimi në mes këtyre dy skuadrave është luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe është shoqëruar nga një luftë e formë sportive. Ekipi shkodran ndonëse e dominonte lojën, u pa qartë se do ta kishte të vështirë ndaj këtij kundërshtari.

Minutat kalonin dhe pas disa përpjekjesh, do të ishte një aksion i bukur i futbollistit Ayobami nga e djathta i cili u konkretizua me goditjen e topit nga Seralb Hotaj dhe pasi përplaset edhe në traversë, do të përfundonte në rrjetë. Një gol i shënuarr në minutat shtesë të pjesës së parë.

Në të dytën do të kishte shumë përpjekje, por nuk do të ndryshonte asgjë dhe si rrjedhojë i gjithë takimi u mbyll me fitoren e Vllaznia “B” me rezultatin 1-0. Me këtë fitore, ajo ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe kryeson e vetme renditjen pas javës së gjashtë të kampionatit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments