inamo dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-1.
Golin për bardheblutë e shënoi Myslovic në minutën e 54-t. Në krahun tjetër, për golin e barazimit te Dinamo mendoi Malomo 4 minuta më vonë. Ndërkohë që në minutën e 88-të, Bregu humbi shansin e artë nga penalltia.
Kështu, Dinamo mbetet momentalisht në vendin e katërt me 45 pikë. Në krahun tjetër me 32 pikë, Tirana mbetet në vendin e 8-të, përsëri në zonën e rënies nga Superiorja.
Dinamo 1 – 1 Tirana
(Malomo 58′ / Myslovic 54′)


