Me rritjen e konkurrencës, në kampionatin shqiptar është rritur ndjeshëm dhe vlera e futbollistëve duke e bërë Superioren një “supermarket” për disa nga ligat e futbollit në Europë.

Nëse i hedhim një sy tabelës së “Transfermarket” mbi lojtarët më të shtrenjtë të Superiore, shikohet që Teuta është një minierë ari.

Vendin e parë e zë sulmuesi i sapo bashkuar me durrsakët Pepi Georgiev i cili ka një vlerë prej 500 mijë eurosh. Në vend të dytë është një tjetër lojtar i “djemtë të detit” dhe golashënuesi i Superiore, Dejvi Bregu. Vlonjati ka një vlerë prej 450 mijë eurosh në tregun e transferimeve.

Vendin e tretë e zë qendërmbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili i cili ka një vlerë prej 375 mijë eurosh. Jo shume larg tij jane edhe Erdenis Gurishta dhe Ardit Krymi, vlera e te cileve eshte rritur ndjeshem dhe tashme vleresohen me nga 350 mije euro.

Skuadra nenkampione e Shqiperise kesisoj ka vlere me te madhe ne treg dhe kete e tregon me se miri fakti qe ne mes 10 futbollisteve me te shtrenjte te Superliges, 3 i perkasin ekipit te Vllaznise.

Në listë ka vend dhe për emra si Lorenco Vila, Marsel Ismajlgeci e Jurgen Bardhi të cilët shihen si talente premtuese të Superiores.