Ndeshja e 8 korrikut ne mes NK Shiroki Brijeg dhe Vllaznise po afron dhe ne kampin shkodran po i japin doren e fundit pergatitjeve, me shpresen se gjerat do te shkojne mire per ta, per te siguruar nje rezultat pozitiv qe do t’i ndihmoje per kualifikimin ne turin tjeter te “Conference League”.

Por nderkohe ne kete pragndeshje, per kuqeblute vjen nje lajm i mire nga kampi kundershtar. Ne miqesoren e djeshme ndaj ekipit kroat Hrvatskim Dragovoljcem, tre prej titullareve te ekipi nga Bosnja- Hercegovina, nuk e kane mbyllur ndeshjen.

Arsyeja eshte se ata kane marre demtime te ndryshme dhe si rrjedhoje, jane detyruar te lene fushen e lojes para kohe. Behet fjale per tre futbolliste titullare.

Bože Vukoja dhe Marko Jurić lanë fushën e lojes në pjesën e parë dhe kapiteni Bože Musa në pjesën e dytë. Nje gje e tille padyshim qe e ka shqetesuar pamase trajnerin Karaçiç qe gjithsesi mbetet me shpresen e rikuperimit te tyre sepse ndryshe do te ishte nje problem i madh.

Megjithate te Vllaznia nuk jane duke menduar shume nese keto lojtare do te luajne apo jo. Pjestaret e saj jane te fokusuar maksimalisht tek ndeshja e pas 4 diteve ku do te kerkojne te marrin nje rezultat sa me te mire./SHKODRA-SPORT.COM/