Te Elbasani kanë nisur prej ditësh edhe lëvizjet e para në skuadër. Siç dihet klubi ka konfirmuar në stol Ivan Gvozdenovic, i cili do të vazhdojë qëndrimin e tyre te verdheblutë.

Ndërkohë drejtuesit po punojnë bashkë me stafin për ekipin e sezonit të ri. Kështu në fund të këtij muaji disa prej futbollistëve u përfundon kontrata dhe dalin lojtarë të lirë.

Tre prej tyre janë shkodranë dhe bëhet fjalë për Amarildo Gjoni, Edon Hasani dhe Esin Hakaj. Përpos tyre janë edhe Orest Gava dhe Harallamb Qaqi, të cilët u përfundon kontrata dhe mes palëve nuk priet të ketë rinovim. Lojtarët nuk kanë patur shumë hapësira dhe në këto kushte mund të ndajnë rrugët me Elbasanin.

Gjithsesi merkatoja mund të sjellë supriza dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në fund të këtij muaji dhe nëse klubi do të ndryshojë mendje për disa prej tyre.