5 gola, loje e bukur dhe emocione te shumta e kane shoqeruar ndeshjen e pare te kampionatit te 19 vjeçareve ne mes Vllaznise dhe Laçit, luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ne fund kane qene kuqeblute te cilet kane triumfuar me rezultatin 3-2.
Ndeshja e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ka qene shume e bukur dhe ka dhuruar emocione. Kuqeblute e Elvis Plorit kane kaluar shpejt ne avantazh me ane te mesfushorit Hazret Shimaj qe ne minuten e 3-te dhe me pas sulmuesi Klajti Halili ka dyfishuar shifrat ne minuten e 13-te.
U duk se do te ishte nje ndeshje e lehte per ta, por jo. Laçianet te perforcuar me disa lojtare te ekipit te pare, perfshi ketu edhe tre afrikanet e ardhur se fundi ne rradhet e tij, kane reaguar shpejt dhe kane shenuar fillimisht me ane te Kouame dhe me pas me kapitenin Myrta duke barazuar rezultatin ne 2-2.
Futbollistet e Vllaznia U19 nuk pajtohen me kete gje dhe reagojne teksa arrijne ta rikthejne serish avantazhin ne favorin e tyre me golin e shenuar nga Aris Ara ne minuten e 56-te nga pika e bardhe e 11-metershit. Me pas deri ne fund nuk do te kishte gola te tjere dhe si rrjedhoje i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren 3-2 te vendasve qe e nisin kampionatin duke marre tre piket e para./www.shkodrasport.com/
VLLAZNIA U19- LAÇI U19 3-2
Golat: Shimaj ‘3, Halili ’13, Ara ’56/ Kouame ’28, Myrta ’49
VLLAZNIA U19: Lujkaj, Gerbeti, Delaj, Çelepija, Selmani, Shimaj, Kakini, Ara, Zhuri, Kapllanaj, Halili. Trajner Elvis Plori. U aktivizuan edhe Pepnikaj, Hoxha, Çezma e Meti.