Per tifozet shkodrane flitet shpesh. Dikush thote jane “Me te miret”, te tjere mendojne se jane “me profesionistet” per ndjekjenn e futbollit, por ka edhe nga ata qe thone se jane “me te veshtiret”.

Mund te qendroje edhe kjo e fundit sepse ata nuk kenaqen me pak. Gjithnone presin maksimumin prej skuadres se tyre te zemres dhe nese nuk ndodh kjo, atehere nuk mungojne as kritikat. Madje shpeshhere ato jane shume te renda teksa nuk mungojne as sharjet dhe ofendimet. Rastet e tilla mund te jene ndoshta te rralla, por ka edhe te shpeshta.

Madje ne raste te veçanta tifozet edhe e teprojne. Dhe kjo nuk ndodh vetem sot. Gazeta “Shkodra Sport” po ju sjell nje histori mjaft interesante. E treguar dhe e shkruar ne librin “Faleminderit Zan Rragami” nga shkrimtari i mirenjohur Fadil Kraja. Eshte nje histori reale, ne qender te se ciles eshte nena e mjeshtrit te madh te futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Ramazan Rragami, pikerisht “Pashja”. Lexoni me poshte historine e saj:

“Pashja, nëna e Zanit nuk kish qenë asnjehere në stadium. Nuk dinte se ç’është kjo lojë që i marroste të rinjtè, biles dhe të rejat. I vinte mirë që i biri qe bërë i njohur dhe se falë tij familja u bë me shtëpi, të bollshme.

Pas një jete të tërë qiraxhiu në shtëpitë e “hallkut”. Shteti i dha familjes numëroze katin e parë të ish SMT-së, në lagjen “Skenderbeg”. Pastaj do t’u jepeshin apartamente dhe vellezërve të Zanit, kur u bënë me fëmijë. Gjithnjë për hir të Zanit.

Megjithatë, Pashja kish një lloj inati. I dukej se ia ulnin vlerën në lagje kur nuk e thërrisnin me emrin që kishte por “Nëna e Zanit'”. Pa të keq, por prapë me një lloj inati ajo u pergjigjej: -Mos me thèrrisni ashtu. Kam emër une. Nuk jam “Nana e Zonit”. Zani asht djalil im… Dukej si lojë fjalësh, por kishte një domethënie kjo pergjigje.

Sic thashë, Pashe nuk kish qenë asnjëherë në stadium, por një ditë vendosi të shkojë. Le të bëhet qameti, do të shkonte në atë vend ku njerëzit marroseshin pas një topi dhe pas të birit. I tha edhe së motrës, edhe një shoqeje të lagjes, të moshës së saj dhe vendosën që një ditë të diele “Ta conin dam”.

Pashe, e mirë por idhnake, nuk e bëri veten, pra nuk e uli “personalitetin” që t’i luteshe Zanit t’i dërgonte në stadium. Jo, deshën të shkonin pa dijeninë e pa “Thumbat’ e Zanit. Ndaj i thanë djalit tjetër, Zijait që të blinte tri bileta, t’i percillite deri ku i kishin vendet dhe t’i linte aty, natyrisht pa i treguar asgjë Zanit. Zijai qeshi me të madhe kur e mori vesh deshirën e “plakave”, por u bind.

Bleu tri bileta ne tribunën Ballore, karshi tribunave kryesore. Pikërisht atje ku zakonisht rrinin tifozët më të regjur, ata “ultras”. Dhe i përcolli deri brenda, deri tek vendet ku do të rrinin. Mes kallaballëkut. Mes ultrasve. I la aty dhe shkoi, sipas porosisë.

Dhjetë apo 15 minuta sa ishte pa filluar ndeshja nuk ndodhi asgjë. Pashja dridhte cigaret dhe tymoste për shtatë palë qejfe, bisedonte e kënaqej me dy gratë tjera. Tifozët pranë tyre nuk i njihnin gratë. Ata kishin bisedat e hallet e tyre për ndeshjen. Pra, fillimi qe i qetë dhe i bukur për gratë. Por sikleti filloi kur nisi ndeshja. Gratë sa nuk u rrëzuan nga vendi kur turma rreth e rrotull u ngrit ne kembë dhe buçiti: “VIllaznia”, “Vllaznia”…

Givsma e së keqes. Zhurma edhe durohet. Por jo ata që dëgiuan me vonê. Ata jo, nuk duroheshin. Sic më tregoi vetë Zani, ishte nje ndeshje me Durrësin, ku Zani nuk luajti mirë. Biles luaiti shumë keq. Teuta na mundi brenda në Shkodër 3-0. Tifozet u tërbuan dhe natyrisht nisen thirrjet, sharjet. Biles me adresë. Dhe adresa kryesore ishte kapiteni, ishte lokomotiva, Ishte Zani. Ai për tifozët qe fajtor kryesor. Ndaj, në adrese të tij nisën sharjet. E dihet si shajnë tifozët ultras, me nënë, me motër…me libër shtèpie… Grate u tmerruan. Ulën kokën nga turpi për atë që dëgjonin. Sidomos Pashja u skuq, e kapën dridhjet, tek dëgjonte “Zan, mor zog kurve”, “Ta bëfsha nanen Zan”…e tjera sharje të ndyra.

-Ku na prure, moj motër?- i tha Bibja së motrës me kokë të ulur dhe të mbuluar nga shamia e bardhë prej turpit. Sepse nuk ishin një apo dy që shanin, por dhjetëra, biles pranë tyre, ngjitur me to.

Pashja ndizte cigare pas cigareje dhe djersët e kishin mbuluar te terën.

Për një çast nuk duroi. Ishte një djalosh i ri, dy tre vende larg saj, që shpërthente i pari në sharje të ndyra. lu duk se ishte ai që ndizte sharjet edhe tek të tjerët. U kthye dhe e vështroi me tërbim, por djali as që solli kokën nga plaka. E kish mendjen tek loja. Edhe ai, si Pashja pinte cigare pas cigareje, por nga inati i ndeshjes, e jo nga turpi si gruaja.

Pashja vendosi. Drodhi një cigare por nuk e ndezi me shkrepësen e saj. U ngrit nga vendi dhe iu afrua djaloshit gojëndyrë që e ndizte cigaren më çakmak.

-A ma ndez cingaren‚ mor bir?

Tifozi në fillim nuk e dëgjoi, por kur shoku i ra me bërryl, u permend. Shikoi Pashen që mbante cingaren në dorë, nxori cakmakun dhe ia drejtoi, pa i folur asnjë fialë. Kishte sytë e mendjen tek ndeshja, tek humbja. Por Pashe, duke mbajtur nervat me zor vazhdoi, gjoja e qetë:

-Ma ndez ti, se jam plakë e më dridhen duart!

Diali e shikoi me nerva.

-Shoqe, edhe mua më dridhen duart. Ndize po deshe e më len rahat! – i tha gjithë nerva, se s’po e linte të shihte ndeshjen.
Por Pasha e rreptë iu turr:

– Pse më shan, mor djalë?

-Nuk të shau kush por m’u hiq shoqe se kam hallin e ndeshjes..

– Pse më shan, po të tham? -bërtiti më fort gruaja. Djali u çudit me gruan zevzeke.

– Kush të shau, moj shoqe?

– Ti more!…Ti…

– Unë??? Kur të shava, moj?

– Ti, mor e gojë hale… ti… disa herë më shave….Më bane edhe kurvë!

Djali zgurdulloi sytë. Edhe tjerët e shikuan sic shikohet një e shkalluar.

– Kush, moj shoqe të shau ashtu?

– Ti, more pizeveng… Ti…

– Nanë, mos je gja pa qef? – iu gjegj me të butë djali, duke vënë gishtin në ballin e tij.

-Jo, o gojë ndyer, jo, nuk jam e marrë, por mekenëse përmende emrin nanë, po të tregoj se unë jam ajo nana që shave njëqind herë, unè jam nana e Zan Rragamit, more i pafytyrë..-dhe duke iu kthyer të tjerëve pranë tij, vazhdoi:

– Nuk keni fytyrë as marre, more kopila kopilash? Shani ata që lozin atje, ata shani, i leni rahat nanat e tyre se ata nuk kanë asnje faj se lozin keq djemtë e tyne…

Djali kish ngelur me çakmak në dorë dhe nuk e donte veten në atë çast. Sikur i kish hedhur dikush nie kovë me ujë të valuar mbi kokë. Edhe te tjerët rreth ti kishin ulur kokat, të turpëruar.

Pashja, me nervat në kulm I tha dy grave që të ngriheshin. Dolën nga stadium për të mos u kthyër më kurrë aty…Tërë jetën…deri që vdiqën…

-Më qëndronte gjithë turinj, për ditë të tëra, -tregon Zani për nënën.”/SHKODRA-SPORT.COM/