Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas fitores me Partizanin. Josa deklaroi se skuadra kishte momente të këqija, ndërsa pranoi se kundërshtari mund ta kishte vrarë ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë.
“Të jem objektiv, kishim momente të këqija në lojë, pas pësimit të golit. Nuk duhet ta kthenim gjithmonë topin prapa, sepse i jepnim mundësi për të na bërë presion sipër. Në pjesën e dytë nuk kishim fillim të mirë, sepse Partizani mund ta vriste lojën.
Në rreshtim nuk ndryshuam, duhet të luanim futboll të kontrolluar, kur e kishim topin në fushën e Partizanit. Fituam në këtë mënyrë, por mos harrojmë që në fazën e parë humbëm me Partizanin në këtë mënyrë. Janë gjëra që kompensohen.