Diten e neserme do te nise kampionati i 14-te kombetar i futbollit te femrave teksa do te zhvillohen ndeshjet e javes se pare te tij. Ne kete kampionat siç eshte bere e ditur do te marrin pjese 10 ekipe dhe pikerisht Vllaznia, Apolonia, Tirana, Partizani, Kukesi, Laçi, Lushnja, Skenderbeu, Teuta dhe Kinostudio.

Kampionati do te hape siparin e tij me ndeshjen qe do te luhet ne Shkoder ne mes Vllaznise dhe Laçit, sfide e cila do te startoje ne oren 15:00 ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Vajzat kuqeblu ndonese te fokusuara maksimalisht tek ndeshjet e Kupave te Europes, kurrsesi nuk duan te lene pas sfidat e kampionatit, per me teper qe sivjet synojne fitimin e titullit te 10-te kampion rradhazi ne menyre qe ne fund te sezonit te vene yllin ne fanelle./SHKODRA-SPORT.COM/


KALENDARI I JAVES SE PARE:

Lushnja Femra – Partizani Femra

Skenderbeu Femra – KF Teuta Femra

Shkoder Vllaznia – Femra – KF Laci Femra

Kukesi – Femra – Tirana Femra

Kinostudio – Femra – Apolonia – Femra