Wednesday, July 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE KONFIRMUAR/ Adnard Mehmeti nesër bashkohet me Vllazninë

E KONFIRMUAR/ Adnard Mehmeti nesër bashkohet me Vllazninë

Vllaznia kryen edhe një tjetër përforcim në merkato. Nga nesër Adnard Mehmeti do t’i bashkohet kuqebluve në stërvitje. Lajmi i cili ka 2-3 ditë që qarkullon në media, tashmë është konfirmuar edhe nga ana e zëvendëstrajnerit të Vllaznisë Ergi Borshi.

Në prononcimin e dhënë për mediat pas miqësores së sotme ndaj Laçit (të fituar 3-0 nga kuqeblutë) ai është shprehur se mesfushori që ka qenë pjesë e Partizanit deri më tani, do të bashkohet nesër me Vllazninë.

Padyshim që ky është një lajm i mirë për kuqeblutë të cilët tashmë do të kenë një alternativë më shumë për mesfushën e tyre. Mehmeti ka spikatur tek Partizani në dy sezonet e fundit, megjithatë ardhja e trajnerit të ri tek të kuqtë duket se i ka trazuar gjërat dhe si rrjedhojë lojtari e ka parë të arsyeshme të ndryshojë ambient.

Në Shkodër e kanë mirëpritur dhe padyshim që qendra e mesfushës tashmë mund të konsiderohet e mbipopulluar sepse aty luajnë edhe Dros, Qato, Tafili, Marku, Kobiljar, por edhe Dwumfour nëse është e nevojshme.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments