Wednesday, July 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVendos dy golat e Tahirit dhe ai i Muratajt në pjesën e...

Vendos dy golat e Tahirit dhe ai i Muratajt në pjesën e dytë, Vllaznia fiton 3-0 miqësoren ndaj Laçit

Vllaznia ka mposhtur Laçin me rezultatin 3-0. Sfida miqësore u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Trajneri Martini e nisi ndeshjen me këtë formacion: Jukaj, Cetkoviç, Latifi, Dwumfour, So. Uldedaj, Musta, Dros, Xhafa, Kobiljar, Perez dhe Balaj.

Janë aktivizuar në vijim edhe Pusi, Bardhi, Qato, Gurishta, Tafili, Avduli, Tahiri, Murataj, Zouhoule, Marku dhe Kubazi. Në pjesën e parë kanë qenë kurbinasit që kanë luajtur më mirë dhe kanë patur raste shënimi, por 45 minutat e saj u mbyllën në shifrat e barabarta 0-0.

Krejt ndryshe do të ishte pjesa e dytë ku të tre golat u shënuan gjatë saj, pikërisht në 20 minutat e fundit. Fillimisht ishte Amin Tahiri, i cili dërgoi topin në rrjetë në debutimin e tij.

Goli i dytë u shënua nga Edon Murataj. Ky i fundit realizoi nga distanca. Për të vulosur rezultatin mendoi Tahiri, që plotësoi dopietën personale. Tahiri ndodhet në provë. Sulmuesi 21-vjeçar i lindur në Shkodër pritet të konfirmohet në organikën e Edi Martinit duke hedhur firmën në kontratë.

Goli i parë i Amin Tahirit: (VIDEO)

Goli i Edon Muratajt: (VIDEO)

Goli i dytë i Amin Tahirit: (VIDEO)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments