Keidi Bare është pa ekip që prej largimit nga Real Zaragoza. Mirëpo, e ardhmja e mesfushorit 28-vjeçar pritet të jetë përsëri në Spanjë, aty ku ka luajtur prej vitit 2013.
Sipas mediave spanjolle, Cadiz është klubi që ka shfaqur interesim konkret për mesfushorin shqiptar.
Bare është një dëshirë e kahershme e klubit të Cadiz, por duke qenë se tani është lojtar i lirë, mundësitë janë të larta që “operacioni” të kryhet me sukses.
Kujtojmë se 28-vjeçari e ka nisur karrierën e tij me Apoloninë në Shqipëri. Më pas, bëri hapin e madh duke u bashkuar me akademinë e Atletico Madrid, teksa ka luajtur edhe me Malaga dhe Espanyol.


