Wednesday, July 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVendimi absurd i FIFA-s, UEFA: Dëshiron të pasurojë veten dhe miqtë e...

Vendimi absurd i FIFA-s, UEFA: Dëshiron të pasurojë veten dhe miqtë e saj!

FIFA po mendon që të lejojë investitorët privatë në blerjen e disa aksioneve, që lidhen edhe me menaxhimin e një kompeticioni si Botërori. Afati i vendosur është deri më 19 shtator dhe cilado federatë kundërshton, humbet bonusin e bujshëm që kap shifrat e miliona dollarëve.

Mirëpo, kundër FIFA-s ka dalë me një reagim zyrtar UEFA. Këta të fundit nuk janë aspak dakord me këtë vendim, duke akuzuar drejtuesit e FIFA-s dhe presidentin Gianni Infantino si “përdorues” të sportit për përfitime personale.

“Sot kemi mësuar për afatin që FIFA u ka vendosur federatave për të mbështetur propozimet e saj, përndryshe oferta për një pagesë të vetme financiare do të tërhiqet. Kjo tregon gjithçka që duhet të dini për këtë plan.

Por, pasi ka zhvilluar diskutime me shumë palë të interesuara në futboll, UEFA e di se kundërshtimi ndaj skemës së FIFA-s është i madh dhe po rritet.

FIFA nuk mund të vazhdojë ta përdorë sportin tonë për të pasuruar veten dhe miqtë e saj. Ne mund ta zhvillojmë futbollin në mënyrën e duhur. Ka ardhur koha që prioritet t’u jepet federatave, klubeve, ligave, lojtarëve dhe tifozëve”, shkruan UEFA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments