Wednesday, July 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERruga e shtruar në Europë, Egnatia mëson rivalët e mundshëm të Ligës...

Rruga e shtruar në Europë, Egnatia mëson rivalët e mundshëm të Ligës së Konferencës ku rrezikohet derbi

Egnatia do të jetë në fazën “play off” të Ligës së Konferencës sipas skenarit më të keq. Nëse rrogozhinasit mposhten nga Shamrok Rovers në turin e tretë të Ligës së Europës, do të luajnë mundësinë e tyre të fundit në Ligën e Konferencës.

Egnatia e ka tashmë idenë se si do të jetë shorti i së hënës, më 3 gusht. Fakt është se nuk rezervohen përballje ferri, ndërsa vetëm fituesi i Riga-Gior do të ishte mirë të shmangej. Të tjerët janë kundërshtarë të kalueshëm, edhe pse Egnatia do të jetë pjesë e vazos jofavorite.

Ekipi i Nevil Dedes ndërkohë rrezikon përballjen me Dritën. Është pikërisht një nga pesë çiftet e mundshme në short.

SHORTI I PLAY OFF PËR EGNATIAN NË LIGËN E KONFERENCËS

(Shënim: Nga rivalët e mundshëm, vetëm Drita-Tre Fiori është konfirmuar zyrtarisht deri tani. Pas ndeshjeve të mbetura për turin e dytë, do të konfirmohen edhe të tjerët. Fakt është se Egnatia do të jetë në vazon e jofavoritëve. Vetëm Universita Kraiova apo Levski Sofia qëndron si dilemë, duke qenë se për të tjerët ka pak dilema. Me përjashtim të fituesit të Riga-Gior që fati duhet ta shmangë, të tjerat nuk janë short ferri.)

Fituesi i Drita(Kosovë) – Tre Fiori(San Marino)

Fituesi i Borac Banja Luka(Bosnjë Hercegovinë) – Vitebsk (Bjellorusi)

Humbësi i Linkoln Red Imps(Gjibraltar) – Kairat Almati

Humbësi i KuPS(Finlandë) – Universita Kraiova(Rumani)

Fituesi i Riga(Letoni) – Gior(Hungari)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments