Pesë ligat më të mëdha evropiane kanë rënë dakord për datat e afatit të verës për transferimet, raporton ESPN.

Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 do të kenë të njëjtin orar mbylljeje për transferimet.

Transferimet mund të regjistrohen deri në orën 19:00 në Mbretërinë e Bashkuar (20:00) në ditën e fundit të afatit.

Këtë verë do të ketë dy periudha të veçanta për transferime.

Afati i parë do të jetë nga 1 deri më 10 qershor, i dedikuar për klubet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube.

Afati i dytë hapet më 16 qershor në Angli dhe më 1 korrik në ligat e tjera, dhe mbyllet më 1 shtator për të gjitha ligat.

Lidhjet mes ligave synojnë të sjellin më shumë koordinim dhe rregull në tregun e transferimeve. /Telegrafi/