Viti i parë në Barcelonë nuk do të harrohet kurrë nga Hansi Flik, i cili udhëhoqi ekipin drejt sukseseve në Superkupën e Spanjën, Kupën e Mbretit dhe La Liga.
“Jam habitur nga entuziazmi i treguar nga njerzit. Të shikoje aq shumë njerëz të lumtur të grumbulluar në rrugët e qytetit duke festuar suksesin e skuadrës”, tha Flik pasi u pyet për numrin e lartë të tifozëve të pranishëm në rrugët e Barcelonës (ishin pak më shumë se 670.000 mijë) .
Mes të tjerash trajneri gjerman u pyet se kush prej lojtarëve të tij ishte më aktivi gjatë festimeve në autobusin e hapur që kaloi në të gjithë qytetin. “Kubarsi ishte lojtari që më surprizoi më shumë. Ka qenë ai lojtari i festimeve”, u përgjigj Flik.