Se bashku me komentatorin e mirenjohur, te ndjerin Ymer Striniqi, kishim marre rrugen per ne Lushnje, ku Vllaznia ne javen e fundit te edicionit 1977-78 do ndeshej me ekipin e ketij qyteti, takim ky qe percaktonte fatin e titullit kampion.

Padyshim qe ekipit te Vllaznise i duhej fitorja, pasi po kete dite ne Berat, pretendonte per titull edhe Luftetari i Gjirokastres, i cili kishte nje pike me pak se Vllaznia. Renditja ishte kjo: Vllaznia 27 dhe Luftetari 26 pike.

Pse them se Vllaznise I duhej pa jeter fitorja? Federata Shqiptare e Futbollit si gjithnje kur behej fjale per Vllaznine, do te shpikte nje rregullore apo urdher dite te pamotivuar.

Ishte vendosur qe takimi ne Berat, pra Tomorri -Luftetari te fillonte 30  minuta me vone se ai qe do te luhej ne Lushnje, Traktori- Vllaznia?! Vllaznia kishte protestuar per nje vendim te tille, kur ne ato vite skuadrat luanin ne nje orar.

Federata nuk reagoi dhe  ashtu siç e ka percaktuar edhe gazetari e historiani I mirenhohur I sportit shqiptar Besnik Dizdari ne librin e tij: “SABAH BIZI DHE BREZI I TIJ”, “dita e gabimit fatal te FSHF”, Vllaznise i duhej te siguronte titullin vetem me fitore ndaj “Traktorit”.

Ish- trajneri I nderuar Hito Hitaj ne nje interviste te tij ne “Panorama Sport” eshte shprehur se “Traktori ia fali fitoren Vllaznise dhe ne I hapem porten Tomorit”.

Pse Hito Hitaj nuk e thote pse ky takimi ne Berat luhej 30 minuta me vone? Pse  e famshmja Federate e sistemit komunist kishte vene dy Kupa per titullin duke i derguar misionaret nje ne Lushnje dhe ne Berat, per te shpallur ekipin kampion?

Nje vendim I tille I Federates linte me kuptue se duhej favorizur hapur ekipi gjirokastrit, nje ekip per te mos u harruar nga perberja e tij e paraqitja dinjitoze ne kete edicion futbollistik.

Por vendimi I Federates kishte sjelle pakenaqesi edhe ne Lushnje. Sportdashesit e ketij qyteti kur ekipi I Vllaznise me kapitenin Zhega ne sulm dhe Sabah Bizin si qendermbrojtes, doli ne fushen e blerte therriste jo Traktori, por “Vllaznia, Vllaznia”.

Kujtoj kur i ndjeri Striniqi qe do transmetonte ndeshjen per emisionin traditocional te Radio Tiranes “Nga ndeshja ne ndeshje” te iduar nga gazetari sportiv, I nderuari Ahmet Shqarri, me tha: “E paskemi te sigurte fitoren e titullin por si do qe te zhvillohen ngjarjet, une do te jem objektiv ne transmetim”.

Dhe ajo qe ndodhi pa filluar mire emicionet, ishte goli I shenuar nga lushnjari Taullaj, çka per momentin Vllaznia nuk e priste. Kujtoj se goditja e Taullajt nuk ishte aq fatale per portierin Sukaj, por topi I devijuar nga nje gunge bari, siç i themi ne Shkoder, e devijoi topin, çka beri te pavlefshem reagimin e portierit shkodran. Goli I barazimit erdhi nga Astrit Hafizi dhe me pas ai fitores nga I paharruari Medin Zhega

-I ulen dhe vleren transmetimit nga Berati pasi ndersa sa atje luhej per nje rezultat tenistik 4-3, ne stadiumin e Lushnjes dorezohej Kupa e titullit kampion nen thirrjet “Vllaznia, Vllaznia”. Ndersa ekipi shkodran po fiksohej ne foton tradicionale te titullit, deshira jone, te Ymerit e times per te qene te pranishem ne kete gezim, gjeti reagimin dashamires te trajnerit te mirenjohur Xhevdet Shaqiri dhe te ndihmesit te tij, nje tjeter emer I madh I futbollit shkodran e atij shqiptar Ramazan Rragami, si dhe I gjithe ekipi.

Eshte nje foto historike per ne si gazetare sportiv. Kjo foto eshte botuar here pas here ne kete portal sportiv nen kujdesin e kolegut Gjergj Kola.

Pse Vllaznia e meritonte kete titull kampion? Fakti qe ajo kishte udhehequr kampionatin ne 18 jave dhe kishte realizuar tri fitore te bujshme ndaj skuadrave te kryeqytetit, me Dinamon 3-0, me Partizanin 1-0 dhe 17 Nentorin (sot Tirana) 3-2. Ne nje hark kohor prej gjashte vitesh Vllaznia shpallej tri here kampione 1972,74 dhe 78.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE, ITALI