HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Vllaznia 'qull', por e vendosur për të synuar fitoren të dielën...

VIDEO/ Vllaznia ‘qull’, por e vendosur për të synuar fitoren të dielën ndaj Elbasanit

Vllaznia prej ditësh vazhdon përgatitjet intensive për duelin me Elbasanin. Shkodranët kanë lënë prapa krahëve humbjen ndaj Dinamos dhe do të tentojnë që ditën e dielë të rikthehen te fitorja në kampionat.

Në fakt përballja me Elbasanin do të jetë shumë e luftuar, pasi dy ekipet vetëm 1 pikë i ndan në tabelën e klasifikimin dhe dueli mes tyre do të jetë “kokë më kokë” për kreun. Pikërisht për vendin e parë në klasifikim, shkodranët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta mbajtur.

Kjo pasi as reshjet e dendura të shiut nuk kanë mundur të ndalojnë stërvitjen e shkodranëve. Në një video të postuar nga klubi shihet teksa ekipi vazhdon nomalisht stërviten pavarësisht shiut të dendur që ka përfshirë vendin ditën e sotme.

Kujtojmë se sfidën me Elbasanin do ta luajnë ditën e dielë në “Elbasan Arena” në orën 19:00. Duel ky që është i vlefshëm për javën e 8-të, me kuqeblutë që pas 7 javësh kryesojnë me 13 pikë në Superiore./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments