HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREDritan Smajli, trajneri që flet pak dhe punon shumë

Dritan Smajli, trajneri që flet pak dhe punon shumë

Nga Maringlen ZHIVANI

Dritan Smajli po bën një punë fantastike me Ilirinë. Ai nuk flet shumë dhe nuk i ka me shumë dëshirë daljet në media, por në fushë ka treguar gjithçka, duke filluar nga disiplina, përkushtimi dhe një skuadër që lufton deri në fund. Me punën e tij të palodhur, Iliria po ringrihet dhe po rikthen krenarinë e tifozëve.

Dritan Smajli është një trajner që po lë gjurmë pa shumë zhurmë me punën e tij të jashtëzakonshme me Ilirinë. Ai, nuk është nga ata që del shpesh në media apo që kërkon vëmendje, por puna që po bën në drejtimin e ekipit të Ilirisë flet vetë.

Me seriozitet, qetësi dhe profesionalizëm, Smajli po udhëheq një projekt që ka filluar të japë frytet e veta.

Nën drejtimin e tij, Iliria po rikthehet në identitet, po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe më e rëndësishmja: po rikthen krenarinë e tifozëve. Dritan Smajli është shembulli i një trajneri modern, i përkushtuar, i qetë dhe i fokusuar vetëm te puna.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments