Nga Maringlen ZHIVANI

Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati, është përforcimi më i ri i Vllaznisë.

26-vjeçari ka firmosur para pak minutash me klubin kuqeblu, pasi kreu me sukses testet mjekësore.


Nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport”, Kastrati, i cili ka një karrierë të pasur me skuadra në Kroaci dhe Poloni, do të mbajë fanellën me numrin 7 te Vllaznia, duke u bërë një nga afrimet më të bujshme të merkatos verore për skuadrën shkodrane.

Në orët në vijim, pritet të zyrtarizohet gjithçka edhe nga klubi i Vllaznisë.